Filipinet janë deri tani i vetmi vend në botë pas Vatikanit, nëse ky mund të merret si i tillë, ku divorci është ilegal, por kjo mund të ndryshojë së shpejti për 116 milionë banorët e tij, me një ligj që ndryshon traditën e vjetër.
Parlamenti i vendit me popullatën 80 përqind katolike, ka miratuar tashmë ligjin e liberalizimit të divorcit dhe masa pritet të kalohet në senat.
Prej më shumë se 500 vjetësh, qe kur spanjollët kolonizuan fillimisht fillimisht Filipinet, vendi nuk ka lejuar çiftet të divorcohen, dhe ata duket se kanë jetuar më së miri së bashku.
Por prej vitit 2018 politika ka nisur lëvizjet për ndryshim, duke thënë se kjo ‘nuk cënon doktrinat e shumicës katolike’.