Emri i pilotit Nico Rosberg është mes qindra emrash të implikuar në rrjedhjen më të madhe globale të informacionit, të njohur si “Panama Papers”.
Televizioni NDR tha se emri i Rosberg është mes personave të implikuar, ashtu si edhe ylli i futbollit, Lionel Messi, sa i përket kontratës së tij të fundit të F1 me Mercedesin.
Raporti tha se marrëveshja e F1 me Rosberg është në fakt midis Mercedes dhe një kompanie të quajtur Ambitious Group Limited, me bazë në Ishujt e Virgjër Britanikë.
Dhe Ambitious Group duket se i përket dy kompanive kryesore të tjera të dyshuara me seli në Ishujt Channel.
Por ARD, televizioni shtetëror gjerman, bën të qartë se dokumentet nuk tregojnë se Mercedes apo Rosberg kanë bërë diçka të paligjshme.
Mercedes nuk ka komentuar, ndërkohë një avokat i Rosberg tha për të përditshmen sportive franceze L’Equipe, se kjo është një çështje private.
Një tjetër emër i F1 që u përfol si i përfshirë në këtë çështje, është Jarno Trulli, por italiani tha për La Gazzetta dello Sport: “Kam disa kompani në të gjithë botën dhe të gjitha drejtohen në mënyrë transparente”.
Dhe kur u pyet pse emri i tij lidhej me firmën Mossack Fonseca, ish-presidenti i Ferrarit, Luca di Montezemolo tha për italianen L’Espresso: “Nuk e njoh këtë firmë ligjore”.
dritare.net