Këngëtarja Çiljeta dikur pjesë e forumeve të Partisë Demokratike, tregon se me zemër nuk është larguar nga kjo parti dhe që më tepër nga lideri i tyre historik, Sali Berisha.
Në një status në Facebook, Çiljeta i dedikon një shkrim të veçantë Berishës, duke postuar kështu lajmin dhe foton ku ish kreu i PD-së është përlotur gjatë një surprize që i është bërë në emisionin “E diela shqiptare”.
“Ky njeri është jetë. Nuk vijnë me dy të tillë në këtë tokë”, shkruan ajo.