Sipas hetimeve të “International Consortium of Investigative Journalists” (ICIJ), emrat e Franco dhe Mauricio Macri figurojnë në regjistrat e një kompanie me qendër në ishujt Bahamas, parajsë fiskale e Karaibeve.
Në një intervistë televizive, presidenti agjentinas theksoi se “shoqëria offshore (Fleg Trading Ltd) ishte krijuar për të investuar në Brazil (…) Përfundimisht, investimi nuk është bërë. Isha regjistruar si drejtor nga babai im në vitin 1998. Ajo pushoi së ekzistuari në vitin 2008, sepse investimi nuk u krye”.
Për presidentin argjentinas, “bëhet fjalë për një veprim ligjor. Nuk ka asgjë të çuditshme në këtë veprim. Ajo është deklaruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave nga babai im”. /AFP/