E Mërkurë 14 Gusht 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira në shtim pasdite reshje lokale. Era do të jetë me drejtim jugperëndim 7-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 18/37°C
– Zonat e ulëta 22/40°C
– Zonat bregdetare 24/37°C
Kosova për dt. 14 Gusht 2024 do të ketë vranësira dhe kthjellime . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 17°C –19°C në mëngjes deri në 33°C –37°C gradë Celsius në mesditë.
E Enjte 15 Gusht 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira në shtim pasdite. Era do të jetë me drejtim jugperëndim 7-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 18/37°C
– Zonat e ulëta 22/42°C
– Zonat bregdetare 24/38°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari