Në raportin e kompanisë së kontraktuar për testim, pjesë të cilit ka publikuar Ministria e Infrastrukturës thuhet se Ura mbi lumin Ibër është stabël.
“Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale. Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë.
Raporti që kemi pranuar sot është preliminar dhe pas të cilit do të presim edhe atë final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik”, ka shkruar zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Testimet janë kryer për një javë mbi urë. Ndërkombëtarët e kundërshtojnë një gjë të tillë, derisa Bashkimi Evropian gjatë ditës ka njoftuar se hapja e urës do të bëhet temë diskutimi në takimin e ardhshëm në Bruksel.