Zbulohet se pas vrasjes së Egli Progës në Pogradec, fshihet gjobvënia.
Policia ka deklaruar zyrtarisht se ngjarja ndodhi për motive të dobta, por gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat mësoi se Denisi i ka vënë “gjobë” Eglit, duke i kërkuar atij xhiron ditore të lokalit të tij.
Kur ky i fundit ka refuzuar të japë para, duke u shprehur se ka për të mbajtur dy fëmijët e tij, dhe në këtë moment është dhunuar rëndë nga Denisi, derisa humbi jetën në spital. Goditja me grusht në anën e majtë të kokës ishte fatale për 42-vjeçarin.
Egli Proga ka qëndruar për 30 minuta i shtrirë në tokë, ndërsa i pranishëm ka qenë një efektiv policie.
Kur familjarët kanë tentuar ta cojnë në spital, janë refuzuar, duke thënë se ndihma mund të jepet vetëm me ambulancë.
Familjarët nuk kanë marrë ende një certifikatë vdekjeje.
Në pranga ka rënë tre persona të tjerë që fshehën ngjarjen.
Sakaq, një hetim tjetër ka nisur për veprimet e komisariatit të Pogradecit për të këtë ngjarje të rëndë.
/a.r