Trupa e Baletit të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor do të jetë në datat 08,09 dhe 10 prill 2016 për herë të parë pjesëmarrëse në një turne në tre qytete të Serbisë; Beograd, Novi Sad e Nis.
Trupa shqiptare do të prezantohet me pjeset kontemporane “La Stravaganza&Noces” të koreografit A.Preljocaj.
Pjesëmarrja në këtë tur realizohet në kuadër të “Festivalit të 13 të Dansit “ një nga eventet më të rëndësishme të llojit të vet në Serbi e më gjerë, ku kanë rastin e shansin të prezantohen në kontekst botëror tituj dhe emra të njohur të fushës së dansit.
Gjatë viteve këtu janë performuar rreth 200 pjesë koreografike krijuar nga koreografët më në zë ndër vite. Programi i pasur dhe prezantimi i një estetike të re në fushën e dansit kanë bërë që numri i audiencës te jetë gjithnjë në rritje.