Media italiane raporton se në skandalin e Panamasë është i përfshirë edhe klubi i Interit.
Corriere della Sera shkruan se Inter dhe një kompani Finmeccanica me aksionerë italianë janë të përfshirë në këtë skandal që ka tronditurn botën prej 2 ditësh.
Emrat e tyre janë përfshirë në mesin e 11.5 milionë dokumenteve që kanë rrjedhur nga firma ligjore ‘Mossack Fenseca’ në Panama.
Deri tani, nuk ka emra konkretë për përfshirjen e Inter. ‘Panama Papers’ është zbulimi më i madh gazetaresk i bërë ndonjëherë, duke bërë publike emra të liderëve botërorë që kanë fshehur paratë e tyre në firmën offshore për të mos deklaruar taksat.