Përfshihet nga flakët një automjet tip Ford në afërsi të fshatit Kaninë, duke ecur përgjatë “by-passit” të Vlorës.
Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, por dhe temperaturat e larta si dhe trafiku i rënduar në këtë të diel.
Automjeti është djegur totalisht ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Pak minuta më pas, një tjetër makinë është u përfshi nga flakët përgjatë “by-passit” në afërsi të fshatit Babicë.
Shoferi dhe familjarët kanë dalë nga makina e cila ka marre flakë në pjesën e parë dhe pikërisht ne motor për shkak te nxehtësisë.