Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, Efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë në bashkëpunim me specialistët për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, finalizuan me operacionin e koduar “Leniq 2016”, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Sadri Gjidiaj, 55 vjeç , banues në fshatin Leniq, Tropojë.
Arrestimi i shtetasit u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, ju gjetën dhe i’u sekuestruan një armë zjarri tip “automatik “, një çantë me 87 copë fishek M-56, një qese me 330 gram boçe të thara e dyshuar si Canabis Sativa, si dhe në ambjentet e jashtme të banesës janë gjetur dy kuti kartoni me 142 fidanë të mbjella në gota plastike.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen F.Gj, 49 vjeçe, banuese në fshatin Leniq, (bashkëshortja e shtetasit Sadri Gjidiaj), për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”, neni 284 i K. Penal.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan :
- arma zjarrit tip “Automatik”.
- 87 copë fishek mod-
- 330 gram boçe të thara , të dyshuara Cannabis Sattiva.
- 142 fidanë Cannabis Sattiva.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Prodhim dhe shitje narkotikëve”, dhe “Kultivim të bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 278, 283 dhe 284, i K.Penal.