Izraeli vijon të ekzekutojë zyrtarë të rangut të lartë të Hamasit. Një burim libanez i sigurisë ka thënë për mediat se pas një sulmi, që pa një makinë të hidhej në erë në zonën e Sidonit, qëndrojnë forcat e Tel Avivit.
Nga shpërthimi i automjetit ka ndërruar jetë një zyrtar i lartë sigurisë së Hamasit.
Agjencia e lajmeve al-Arabiya, duke cituar burime të paidentifikuara, tha se objektivi i sulmit me dron izraelit ishte Samer al-Hajj, një zyrtar i Hamasit i ngarkuar me sigurinë në kampin e refugjatëve palestinezë të Ain al-Khilwa.
Mediat libaneze raportojnë të njëjtën gjë, ndërsa një korrespondent i AFP raportoi se kishte parë ekipet e emergjencës duke nxjerrë një trup të djegur nga automjeti, ndërsa ushtarët kishin rrethuar zonën.
İsrail Lübnan’ın Sidon şehrinde bir aracı hedef aldı.#Sondakika #GazzedeSoykırımVar #Israel #Lebanon pic.twitter.com/Zm5lz4zuQv
— Günün Z Raporu (@Gunun_Z_Raporu) August 9, 2024