Në startin e ceremonisë së 70-vjetorit të Klubit të partizanit, grupi i tifozëve ‘Ultras Garda’ shpalosën një banderolë të madhe me imazhin e Petrit Dumes. Gjeneral, Hero i Popullit Shqiptar dhe ish – themeluesi i klubit të kuq.
Dume ka qenë njëri ndër politikanët që kanë mbështetur dhe ndihmuar në ecurinë e ekipit të kuq.
Në ceremoninë e zhvilluar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ishin të pranishëm personalitete nga bota e sportit, drejtues të FSHF-së, politikanë etj. (Panorama Sport)