Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri ka komentuar në “Ditarin” e A2 CNN zgjedhjet e Himarës dhe ka shpjeguar arsyet e humbjes së kandidatit opozitar Petro Gjikuria.
Ai u ndal te fitorja e Vangjel Tavos, duke thënë se kryebashkiaku i ri i Himarës është “grek mbi grekët” dhe përzgjedhjen e tij nga kryeministri Rama nuk e kishin pritur as qarqet më nacionaliste helene.
“Cilido që e sheh votën që ka marrë, ose 300 euroshin në emër të patriotizmit për Vangjel Tavon këtu dështon. Patriotizmi këtu nuk ka lidhje. Vangjel Tavo është grek. Edhe qarqet më të paarsyeshme greke nuk e kanë imagjinuar ndonjehërë se do të mund të ekspertohet një grek nga Dropulli, ta parashutosh në Himarë dhe ta nxjerrësh fitues. Këtë e bëri Edi Rama, rastësisht kalorës, mbajtës i dekoratës më të lartë të qarqeve më të paarsyeshme nacionaliste greke, kalorës i kryqit të ortodoksisë greke. Nëse do të ishim ne me Petro Gjikurinë mbajtësit e kësaj, shitjes së Himarës, këtë dekoratë s’do e kishte marrë Edi Rama, do e kishim marrë ne. Këtë dekoratë e ka Edi Rama, nuk e ka as Petro Gjikuria, as Vangjel Dule, as Sali Berisha e as Gent Strazimiri.”
Sa i përket kryeministrit Edi Rama, ish-deputeti i PD tha se ai ka marrë nga Kisha Ortodokse greke titullin më të lartë si kalorës i ortodoksisë dhe fitorja e Tavos ishte pjesë e strategjisë së tij.
“Për Vangjel Tavon është e padiskutueshme, është grek. Me në, me babë, me gjysh, me të 8 stërgjyshit dhe katragjyshit. Është grek, lindur e rritur në Jorgucat. Në emër të patriotizmit mos t’ia lëmë Himarën grekut, dhe çfarë bëjmë ne që të mbajmë Himarën. Votojmë grekun, Vangjel grekun. Është grek, nga Dropulli. Nuk është as himarjot. Fitoi nën komandën dhe strategjinë e strategut që është dekoruar me dekoratën më të lartë nga Kisha Ortodokse, që i ka dhënë titullin e Kalorësit të Madh të kryqit të Ortodoksisë.”
Po k*** po, te kandidosh e mbeshtesesh Belerin, terrorist e vrases i provuar, per ju eshte patriotizem. Shqiptaret jo minoritaret ne Himare, ju thyen brinjet! Nevojtore, ty te sjelle ne mend vetem rrypi i mesit!