Joe Medicine Crow, historiani i pranuar indian dhe shefi i fundit mbetur gjallë i fisit indian Sorra (Crow), ka vdekur në moshën 102 vjeçare.
Emri i tij indian ka qenë “Zogu i Lartë” dhe ai shpesh ka folur për rrëfimet që si fëmijë i kishte dëgjuar për betejën në Litle Bighorn, indiane që udhëhiqej nga Demi që Rri Ulur, në të cilën ishte masakruar një brigadë kalorësiake nga fiset.
Gjatë Luftës së Botërore Crow mori titullin shef i luftës pas disa aksioneve të guximshme gjatë të cilave armiqve u vidhte kuaj dhe luftonte duarthatë me ushtarin gjerman të cilit në momentin e fundit ia fali jetën, transmeton Koha.net.
Në vitin 1939 u bë anëtari i parë i fisit me diplomën master nga antropologjia.
Me vite ka qenë historian i fisit Crow dhe ka regjistruar të kaluarën nomade të popullit të vet duke marrë shënime të dorës së parë për kujtimet e jetës së tij.
Ka pasur kujtesë të jashtëzakonshme dhe ka mbajtur ndër mend emrat e njerëzve që i kishte takuar para shumë dekadash, datat dhe ligjërimet gojore që i kishte dëgjuar në fëmijëri.