Tuneli i Krrabës do të qëndrojë i mbyllur përreth dy orë të martën për shkak të kontrollit të sigurisë brenda tij. Autoriteti Rrugor Shqiptar, informon drejtuesit e mjeteve, që ditën e martë datë 05.04.2016 Tuneli i Krrabës, rruga Tiranë-Elbasan do të qëndrojë i mbyllur nga ora 19.30 deri në 21.30 të mbrëmjes.
Arsyeja e mbylljes për 2 orë, është në kuadër të projektit ECOROADS (Effective and Coordinated Road Infrastructure Safety Operation), ku ekspertë të SEETO-s (South East Europe Transport Observatory), do të kryejnë një inspektim në të dy tunelet, për të kontrolluar gjendjen e sigurisë.
Autoriteti Rrugorë i bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve se kalimi do të kryet nga aksi I vjetër rrugor Tiranë-Elbasan.