Nga Hunter Woodhall dhe Tara Davis-Woodhall te Lee Kiefer dhe Gerek Meinhardt, këto janë çiftet që konkurrojnë në Qytetin e Dashurisë në këto Lojëra Olimpike.
Liu Yuchen dhe Huang Ya Qiong
Menjëherë pasi Huang fitoi një medalje të artë në badminton, Liu u ul në gju dhe i propozoi për martesë. Liu është gjithashtu fitues i medaljeve olimpike, pasi ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të Tokios në 2021. “Për mua, propozimi është shumë befasues sepse isha përgatitur vetëm për lojën. Sot jam kampione olimpike dhe më kanë propozuar, kështu që është diçka që nuk e prisja”, tha Huang.
Atletët argjentinas Pablo Simonet dhe Maria Campoy
Para ceremonisë së hapjes, Simonet, i cili luan për ekipin e hendbollit të Argjentinës, i propozoi Maria Campoy, e cila luan për ekipin e hokejve për femra. Çifti janë bashkë që nga viti 2015 dhe më parë të dy kanë marrë pjesë në Lojërat Olimpike 2016 në Rio de Zhaneiro.
Katie Boulter dhe Alex De Minaur
Boulter, që luan për Britaninë e Madhe dhe De Minaur për Australinë, më parë kanë luajtur së bashku në Wimbledon në 2023. Çifti janë bashkë që nga viti 2020, duke festuar katërvjetorin e tyre në këto Lojëra Olimpike.
Lea Schüller dhe Lara Vadlau
Futbollistja gjermane Lea Schüller garoi për herë të parë në Lojërat Olimpike, këtë vit, së bashku me partneren e saj, austriake Lara Vadlau. Në një intervistë të vitit 2022, dyshja diskutuan se si ishte të jesh në një marrëdhënie si atletë elitë.
Elina Svitolina dhe Gawl Monfils
Atletja ukrainase, Elina Svitolina, dhe bashkëshorti i saj, francezi Gawl Monfils, të dy garuan në tenis. Çifti, të cilët janë bashkë që nga viti 2019, u martuan në vitin 2021. Ata mirëpritën vajzën e tyre, Skai, në tetor 2022, duke i bërë këto lojërat e tyre të para olimpike si prindër.
Tara Davis-Woodhall dhe Hunter Woodhall
Yjet e sportit Tara Davis-Woodhall dhe Hunter Woodhall janë të dy duke përfaqësuar ekipin e SHBA-së. Çifti u takua për herë të parë në vitin 2017 në shkollë te mesme kur ishin adoleshentë. Dyshja u fejuan pas Lojërave të Tokios në 2021 dhe u martuan në tetor 2022.
Çifte të tjera
Lee Kiefer dhe Gerek Meinhardt janë të dy lojëtarë të skermës në Team USA. Dyshja u takuan pak para Lojërave Olimpike 2012 në Londër dhe u martuan në 2019. Anneli Maley dhe Marena Whittle luajnë basketboll për Australinë. Rossella Fiamingo dhe i fejuari i saj, notari Gregorio Paltrinieri janë të dy lojëtarë të dekoruar. Christen Press dhe Tobin Heath luajnë për ekipin e futbollit të femrave në SHBA. Fituesi i medaljes së artë në 100 metra, Noah Lyles, i cili përfaqëson ekipin e SHBA-së dhe atletja xhamajkane, Junelle Bromfield, janë në lidhje për rreth dy vjet. Surfistët João Chianca dhe Luana Silva garojnë për Brazilin. Volejbollistja braziliane Ana Carolina Da Silva është e martuar me holandezen Anne Buijs që nga viti 2023.