Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka zbuluar në studion e “Ditarit” në A2 CNN, strategjinë që opozita do të ndjekë pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë e Himarës.
Sipas tij, aksioni do të ndërtohet mbi kërkesën për qeveri teknike pasi zgjedhjet e 2025 nuk mund të zhvillohen me Edi Ramën kryeministër, pasi Himara vërtetoi që socialistët i vjedhin votat.
“Pas zgjedhjeve të bashkisë së Himarës, pas grabitjes së tyre, një shembull tjetër që ne duhet ti thërrasim mendjes që të gjithë se me një kryeministër të tillë nuk mund të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe nuk mund të garantojmë fitoren e demokratëve, të mos i mashtrojmë ata. Jo pa qëllim, PD dhe kryetari Berisha e ka artikuluar në çdo dalje të tij se pa qeveri teknike nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe kjo do jetë një nga kushtet kryesore që opozita do të ketë dhe duhet ta ketë. Me muajin shtator PD do të mbledhë strukturat e saj, do të analizojë gjendjen e brendshme të PD në të gjitha seksionet, grupseksionet dhe deri te kryetarët e degëve dhe Kryesia. Ne do të kemi planin tonë për tu përballur me këtë regjim.”
Kushti i dytë i demokratëve do të jetë lirimi i kryetarit të tyre, Sali Berisha, në mënyrë që ai të jetë aktiv në takimet në terren, duke qenë se nis edhe përgatitja për fushatën elektorale.
“Përveç qeverisë teknike, kushti tjetër dhe aksionit tjetër i opozitës, qëllimi ynë kryesor duhet të jetë lirimi i kryetarit të PD dhe dalja e tij në terren.”
Baçi u shpreh me rezerva për punën e bërë nga kolegët e tij në rolet drejtuese në PD, duke theksuar se Berisha ka aftësinë të krijojë frymë te populli opozitarë.
Deputeti demokrat nënvizoi se me informacionin e kufizuar për shkak të “arrestit në shtëpi”, e pengon Berishën që të drejtojë partinë në sfidat e saj.
“Të gjitha këto boshllëqe që janë krijuar, është paaftësi e drejtuesve të PD në mungesë të kryetarit. Drejtuesve të PD këtu fus edhe veten. Berisha nuk ka mundësi fizike duke qenë i izoluar në banesën e vetë. Kontakti i tij është vetëm nëpërmjet bisedave, mediave dhe takimeve të përnatshme aty por edhe sikur ta ketë këtë mundësi 100%. Kontakti fizik dhe dalja në terren e kryetarit të PD nuk mund të barazohet me daljen në terren të dy, tre pesë, apo dhjetë drejtuesve të PD poshtë nivelit të kryetarit.”
/a.r
Po te mos vidhte ta marrsh Salen e ti pish lengun…pupaci te qelbur ,te paafte