Kamala Harris ka zgjedhur zëvendëspresidentin e saj me të cilin do të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë nëse demokratët fitojnë zgjedhjet e nëntorit.
I përzgjedhuri i Harris është guvernatori i Minesotës Tim Walz, ish-mësues për arsimin e mesëm. Lajmin e raporton The Washington Post, duke cituar dy persona që kanë informacion në lidhje me çështjen.
Walz pritet që të shfaqet me Harris në publik në ditët në vijim, në shtatë shtetet ku gara pritet të jetë më e fortë- Pensilvani, Wisconsin, Michigan, Karolina e Veriut, Xhorxhia, Arizona dhe Nevada.
Në15 korrik ishte i pari Donald Trump që shpalli senatorin e Ohajos, JD Vance, si kandidatin e tij për zv.president në zgjedhjet e nëntorit në SHBA.
/a.r