Skandali botëror “Panama Pampers” ka sjellë reagimin e zyrës avokatore nga janë marrë dokumentet e bëra publike. Një prej themeluesve të zyres “Mossack Fonseca” ka deklaruar se dokumentet janë hakeruar, dhe kompania nuk mban asnjë përgjegjësi.
Deklarata u BË nga Ramon Fonseca, njëri prej dy bashkëthemeluesve.
Ndër të tjera ai ka konfirmuar se disa prej dokumenteve janë të vërteta. Sakaq, Fonseca hodhi poshtë akuzat për pastrim parash nga ana e kompanisë së tij duke pohuar se janë të pafajshëm.
Ditën e djeshme, përfaqësues të studios deklaruan se kanë patur ndërhyrje në databazë.
“Për 40 vjet, Mossack Fonseca ka operuar në mënyrë të përgjegjshme, në përputhje me ligjet e vendit ku e ushtrojmë aktivitetin. Shoqëria jonë nuk është akuzuar kurrë për lidhje me aktivitete kriminale. Nëse vërejmë aktivitete të dyshimta, apo të paqarta, ne i denoncojmë tek autoritetet. në të njëjtën mënyrë, kur autoritetet na sinjalizojnë për aktivitete të paligjshme, ne bashkëpunojmë plotësisht.”- bëri të ditur studio “Mossack Fonseca”.