Ish-kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri ka reaguar sërish për rezultatin e zgjedhjeve të zhvilluara ditën e djeshme në Himarë, ku kandidati socialist Vangjel Tavo fitoi përballë kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.
Pas fitores së Tavos, Beleri ka bërë menjëherë kërkesën e parë: një shkollë të mesme minoritare. Kërkesën e tij e ka bërë nga qelia e burgut ku po qëndron që nga 12 Maji, para se të fitonte bashkinë dhe para se të zgjidhej eurodeputet i Greqisë.
“Kemi nevojë për ngritjen e një shkolle të mesme minoritare, diçka që e kërkojmë prej tre dekadash, që fëmijët tanë të mos shkulen nga rrënjët e tyre, ngritjen e një shkolle teknike turizmi në Himarë dhe investime të qëndrueshme e me intensitet të ulët, të cilat do të bashkëjetojnë dhe do të plotësojnë njëra-tjetrën me bizneset e vogla familjare vendase. Dhe, gati tridhjetë e pesë vjet pas rënies së komunizmit në Shqipëri, përfundimisht, ne kërkojmë kthimin e titujve të pronësisë pronarëve të ligjshëm” ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Në një postim në Facebook, Beleri shkruan se rezultati i zgjedhjeve të djeshme i ka lënë një shije të hidhur pasi i bën padrejtësi betejës së himariotëve për të marrë në dorë fatin e vendit të tyre. Për Belerin, ky rezultat konfirmon vështirësinë me të cilët përballet një vend i vogël kundrejt një makinerie të një shteti të tërë.
Beleri shprehet se kryebashkiakun e zgjedhur, Vangjel Tavo do e mbështesin për të mirat e vendit, ndërsa gjithmonë do të trajtohet si mysafir, deri në largimin e tij në zgjedhjet e ardhshme.
Gjithashtu, Beleri vijon më tej duke thënë se ai do të vijojë luftën e tij për Himarën nga Brukseli, Athina dhe nga vetë Himara, ndërsa shton se është vetëm çështje kohe para se të ndryshojë faqen e historisë, si në maj të 2023, përpara se të na vidhej fitorja.
Statusi i plotë i Fredi Belerit
Rezultati i zgjedhjeve të djeshme lë një shije të hidhur, sepse duket se i bën padrejtësi betejës që ne himariotët kemi bërë gjithë këto vite për të marrë sërish në dorë fatin e vendit tonë.
Por nuk është kështu. Përkundrazi! Rezultati i djeshëm konfirmon edhe një herë se është e vështirë për njerëzit e një vendi të vogël të përballen me makinerinë e një shteti të tërë, ku vetë kryeministri linçon dhe përçan me forcën e pushtetit të pakontrolluar.
Fakti që ne patëm përsëri mbështetjen e atyre qytetarëve që na besuan para pesëmbëdhjetë muajsh, pavarësisht burgosjes time paligjshme dhe taktikave të shantazhimit, pavarësisht transferimit të votuesve të partisë socialiste, pavarësisht ndryshimit të rregullave në mënyrë që shumë nga bashkatdhetarët tanë të mos votojnë, e kështu me radhë shumë gjëra të tjera të vogla e të mëdha, tregon se himariotët nuk dorëzohen dhe do të vazhdojnë të luftojnë. Në fund të fundit, kjo është traditë e vendit tonë dhe ne do t’i qëndrojmë besnikë.
Dëshiroj të falënderoj dhe të shpreh krenarinë time për kontributin e secilit prej jush që mori pjesë në këtë betejë, edhe pse rezultati ishte i paracaktuar. Dëshiroj të falënderoj veçanërisht Petro Gjikurinë, i cili nuk ngurroi të linte Amerikën dhe erdhi për të dhënë kontributin e tij për Himarën.
Sot ka lindur një realitet i ri, por ne jemi mësuar të ecim në monopate të vështira. Himara, në historinë e saj, u ka bërë ballë kërcënimeve ekzistenciale shumë më të mëdha sesa kërcënimet e zotit Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij. Dhe ne jemi ende këtu, duke ruajtur identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Me një mijë e një vështirësi kemi arritur të parandalojmë tjetërsimin e plotë të popullsisë sonë dhe të mbrojmë pasuritë tona kundër krimit të organizuar, neglizhencës shtetërore dhe obsesioneve nacionaliste.
Por e gjithë kjo nuk do të kishte kuptim pa popullin tonë. Duhet ta mbajmë rininë në vendin tonë dhe Bashkia e Himarës të arrijë në një nivel të lartë ekonomik duke shfrytëzuar kapitalin gjigant të pasurisë sonë natyrore, me politika të qëndrueshme për zhvillimin e prodhimit vendas dhe turizmit. Me pak fjalë, kemi nevojë për ngritjen e një shkolle të mesme minoritare, diçka që e kërkojmë prej tre dekadash, që fëmijët tanë të mos shkulen nga rrënjët e tyre, ngritjen e një shkolle teknike turizmi në Himarë dhe investime të qëndrueshme e me intensitet të ulët, të cilat do të bashkëjetojnë dhe do të plotësojnë njëra-tjetrën me bizneset e vogla familjare vendase. Dhe, gati tridhjetë e pesë vjet pas rënies së komunizmit në Shqipëri, përfundimisht, ne kërkojmë kthimin e titujve të pronësisë pronarëve të ligjshëm.
Kjo do të jetë busulla jonë deri në zgjedhjet e ardhshme dhe masa që do të përcaktojë qëndrimin tonë ndaj Vangjel Tavos. Çfarëdo që është e mirë për vendin, ne do ta mbështesim atë. Në fund të fundit si mysafir do ta trajtojmë, sepse ashtu siç ka ardhur, ashtu do të largohet në zgjedhjet e ardhshme.
Unë do të vazhdoj të luftoj, jo vetëm nga Brukseli dhe Athina, por në radhë të parë nga vendi im, Himara. Dhe jam i sigurt se është vetëm çështje kohe para se të ndryshojmë faqen e historisë, siç bëmë në maj 2023, përpara se të na vidhej fitorja.
Fredi Beleri
Kryetari izgjedhur i bashkise Himare 2023
Eurodeputet
Fredi! Himara është SHQIPTARE.Është pjesë e Atdheut tonë të dashur… Gjuha shqipe është gjuha e mëmës Shqipëri…Shkollat janë kombëtare dhe padyshim flitet SHQIP…Mos shiko ëndrra në diell ..o Fredi Bej+leri
Piçkën e sat’ëme do të ndërtojë në Himarën, tokë e pastër Shqipëtare, o pis burrë, që po ndot vëndin tonë.
U shoftë rraca juaj, gërqirë monarko-fashistë.
Rroftë populli Shqipëtar.
Rroftë Shqipëria.
Dukesh qe në fytyrë që je rob i trashë, kush ti shkruan këto ndyrësi o i ndyre
O Ferrit Hoxha, me titullin e pakurorëzuar Beleri , të ka mbet ora që kur je futur në burg.
Ta gëzosh eurodeputeti me 8-12.000 € në muaj dhe mos lakmo , se nuk të shkon (për të na hedhur sytë ) rrogën prej 1000€ të Ramës në Himarë. mbaro burgun, se për burrat është dhe bëji karshillëk Micotakit tënd me idiotësitë tënde.