Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin antidrogë e koduar “RESULAJ” në kuadër të të cilit u sekuestruan 22 kilogram kanabis-sativa.
Gjatë aksionit policia e qytetit bregdetar ka arrestuar edhe dy poseduesit e lëndës narkotike shtetasit Fatjon Zykaj dhe Pajtim Basho.
Sipas policisë dy persona e arrestuar po udhëtonin me automjet në aksin rrugor Resulaj-Selenicë. Pas marrjes së informacioneve në rrugë operative, efektivët e antidrogës kontrolluan mjetin ku konstatuan edhe drogën.
Aktualisht uniformat blu po punojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të tyre të përfshirë në aktivitetin e jashtëligjshëm.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Policia ka finalizuar me sukses Operacionin Anti-Drogë të koduar “RESULAJ”.
Sekuestrohen nga Policia 22 kg e 320 gr lëndë narkotike, të llojit “Cannabis sattiva”.
Kapen dhe arrestohen në flagrancë 2 persona.
Arrestohen shtetasit:
1. Fatjon Zykaj, 30 vjeç, banues në fshatin Resulaj – Vlorë.
2. Pajtim Basho, 50 vjeç, banues në Bashkinë Selenicë – Vlorë.
Shërbimet e Policisë së Vlorës, në bazë të këtij Operacioni kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtyre 2 personave në aksin rrugor “Resulaj – Selenicë”, pasi:
Këta shtetas, duke udhëtuar në aksin rrugor pranë fshatit Resulaj, në drejtim të Selenicës, me automjetin tip “Audi A-3” me targë: Vl5011C, në pronësi të shtetasit: Fatjon Zykaj, janë kapur në flagrancë në ndjekie nga Policia, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në këtë automjet, është konstatuar një sasi me lëndë narkotike prej 19 kg e 400 gr, të llojit “Cannabis sattiva” (fshehur në bagazhin e këtij mjeti, mbështjellë me thasë prej thurje).
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën 3-katëshe të shtetasit: Fatjon Zykaj, në fshatin Resulaj, Shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi me lendë narkotike prej 820 gr, të llojit “Cannabis sattiva” (fshehur në katin e 2-të të kësaj banese).
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit: Pajtim Basho, në Bashkinë Selenicë, Shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi me lëndë narkotike prej 2 kg e 100 gr, të llojit “Cannabis sattiva” (futur në një çantë sportive dhe fshehur në një kuti kartoni).
Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– Në total: 22 kg e 320 gr, lëndë narkotike të llojit “Cannabis sattiva”,
– një automjet tip “Audi A-3” me targë: VL5011C,
– 3 aparatë celularë.