Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht nënkryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, ka reaguar për zgjedhjet në Himarë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Teliti shprehet se në Himarë janë konsumuar krime të shumta elektorale.
Sipas tij, sot ishte prova e radhës që qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme në 2025.
“Krimet elektorale në Himarë tregues i domosdoshmërisë për QEVERI TEKNIKE!
Shkeljet e sotme (të urdhëruara nga lart) në procesin zgjedhor janë produkti më i qartë i skemave kriminale dhe manipuluese të vullnetit qytetar.
Qindra votuesve u mohohet padrejtësisht e drejta e votimit.
Shtesa listash me “votues të porositur” dhe ndryshime të vendodhjes së qendrave të votimit.
Në terren janë shpërndarë “për të kryer detyrën” eksponente të botës së krimit.
Në terren trupa e patronazhistëve dhe shefave të tyre politik po intimodojnë kudo votuesit.
Kërcënime të raportuara edhe në qendrat e votimit.
Si mund ti besosh qeverisë aktuale organizimin e zgjedhjeve të ardhshme qëndrore???
Që të ketë zgjedhje dhe jo votime, e vetmja zgjidhje është QEVERIA TEKNIKE”, shkruan Teliti.