pari, ai është një person që nuk i shmanget kurrë organeve të drejtësisë dhe se është gati të deponojë me fakte të vërtetën e ngjarjes. Nga ana tjëtër, Noizy pasqyron videon e planit për konflikt një natë para të Medit si dhe sqaron se ai nuk e ka prekur me dorë, por sapo është futur në prapaskenë ka parë përpasjen e disave që nuk i njihte dhe sëbashku me stafin e tij është marrë nga sigurimi dhe e kanë shoqëruar në makinë.
Reagimi i plotë i Noizy-t:
Kjo është historia e përmbledhur shkurt. Një tik-toker që për të rritur audiencën premton dhe insinuon se do shkojë t’i prishë koncertin Noizyt duke i treguar forcën me pompa në prapaskenë, dhe pasi dhunohet atje, akuzon këngëtarin dhe biznesmenin se e ka dhunuar edhe pse nuk ka asnjë fakt apo provë që e vërteton këtë.
Nga ana tjetër, Noizy shprehet i gatshëm të japë versionin e tij me fakte dhe prova që nuk e ka dhunuar Medin.
Kaq është historia. Të tjerat janë lojra mediatike ose sulme për gjobëvënie ndaj Noizyt i cili nuk përfshihet kurrë në beteja banale në Tik Tok, por ka ngritur një industri muzike dhe biznese të tjera ku ka shumë sukses.
Ajo që duhet parë me kujdes është nëse drejtësia në Kosovë po vepron me titujt e mediave apo do të tregohet serioze dhe profesionale. Ne si media duam të besojmë se ajo do jetë profesionale. Por deri atëherë, mbetet të presim.