Këtu i ligjet i bëjnë si të duan vetë. Kështu u shpreh kandidati i opozitës për kryebashkiak të Himarës Petro Gjikuria, sipas të cilit, edhe trajtimi i qytetarëve në Himarë ka qenë i diferencuar lidhur me kartat e skaduara. Në një deklaratë për mediat pas votimit, Gjikuria tha se një vit më parë qytetarët me karta ID të skaduara u lanë të votojnë.
“Vitin e kaluar u lejuan me karta të skaduara, kurse këtë herë nuk u lanë të votonin. Ky është një problem se edhe trajtimi i qytetarëve ishte i diferencuar; socialistësve u jepnin karta brenda 24 orëve kurse të anës tjetër u thoshin për dy javë. Kjo nuk është punë fushate. Ne një javë fushatë na lanë. 10 ditë kam bredhur fshat më fshat, kemi folur me qytetarët, nuk ishte problemi i kartave. Kartat e skaduara vitin e kaluar i lanë. Këtu i bëjnë ligjet si të duan vetë. Ata llogarisin numrat dhe nxjerrin ligjet si të duan”.
Po pavarësisht kësaj, Gjikura shprehet ndryshe nga PD dhe OMONIA duke theksuar se kjo nuk do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve. Ai u pyet se perse nuk i udhezuan mbeshtetesit qe t’i rinovonin kartat.
“Nuk mendoj që do të ndikojë në rezultat. Do të jetë një rezultat i mirë. Koalicioni Bashkë Fitojmë do të fitojë këtë herë. Do të fitojë demokracia”.
Sot rreth 200 persona nuk kanë arritur të votojnë në Himarë-fshat pasi kanë figuruar me karta të skaduara. Mendohet se bëhet fjalë për emigrantë të ardhur nga Greqia në mbështetje të Gjikurisë dhe ID u kanë skaduar gjatë qendrimit në vendin fqinj.
/a.r