Rreth 23 mijë zgjedhës do të zgjedhin sot kryebashkiakun e ri të Himarës, duke i dhënë zgjidhje një beteje 15 mujore për të parin e himarjotëve, një sagë që nisi me arrestimin e Fredi Belerit dhe më pas edhe të kryetarit në detyrë, Jorgo Goro. Por si ka ndryshuar numri i zgjedhësve në Himarë brenda 3 viteve. Bazuar në të dhënat e KQZ-së gazetarja e A2 CNN Fjorela Beleshi raportoi nga Himara se nga viti 2021 deri në 2023 rezultuan 8 votues më pak. Ndërkohë para një viti deri më sot kemi 252 më shumë dhe 331 transferime nga bashkitë e tjera.
Po kështu janë edhe 119 zgjedhës pa adresë banimi që do t’u jepet mundësia për të votuar.
385 zgjedhës të rinj që për herë të parë u jepet e drejta për të votuar. Janë 136 zgjedhës në bashkinë e Himarës që nuk janë përfshirë në listë se janë në moshë mbi 100 vjeç, atyre u jepet e drejta për të votuar pasi të bëhet një verifikim.
“Nga ana tjetër çështje kryesore sa i takon zgjedhësve në krahasim me vitin 2023 kemi 252 zgjedhës më shumë. Nga viti 2021 deri në 2023 kur del lista për zgjedhjet vendore rezultuan 8 votues më pak. Ndërkohë para një viti deri më sot kemi 252 më shumë dhe 331 transferime nga bashkitë e tjera jo vetëm për të jetuar por edhe për të votuar. Kemi 119 zgjedhës pa adresë banimi që do t’u jepet mundësia për të votuar. Mundësi që nuk i mohohet për shkak të kushtetutës.
Por si do të votojnë këta zgjedhësit pa adresë, gazetarja shpjegoi se “vendosin një kod identifikimi dhe me anë të tyre shkojnë në qendrat e votimit dhe votojnë për kandidatin e preferuar”.
“Vetëm për 5 ditë nga shpallja e dekretit janë transferuar 93 qytetarë me të drejtë vote. Nga 311, 90 janë nga kryeqyteti, si edhe nga Vlora kanë lëvizur brenda këtij harku kohor”, raportoi Beleshi.
A2 / a.r