Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke ndarë më ndjekësit e tij në Facebook shifrat e hyrjes së turistëve në vendin tonë. Sipas kreut të qeverisë, vetëm gjatë muajit korrik në Shqipëri hynë mbi 1 milion turistë.
“Mirëmëngjes dhe me aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, ku vetëm muajin korrik numri i hyrjeve në Shqipëri i kaloi 1 milion dhe hynë më shumë pasagjerë se sa erdhën në të gjithë vitin 2013, duke na dhënë një tregues kuptimplotë të transformimit epokal të Shqipërisë turistike në harkun e një dekade, ju uroj të diel të bukur!”
Kryeministri u përgjigjet vazhdimisht me shifra dhe pamje kritikëve dhe akuzave për braktisje të plazheve shqiptare.
/a.r