Një vatër e madhe zjarri është regjistruar pasditen e së shtunës në zonën e Drenovës në Korçë.
Si pasojë e flakëve që u përhapën me shpejtësi në zonën me kullotë, disa stalla u dogjën, teksa u rrezikuan dhe disa banesa pranë.
Ka qenë reagimi i menjëhershëm i shërbimit zjarrfikës Korçë që ka bërë të mundur izolimin e flakëve të zjarrit.
Janë dy mjete zjarrfikëse dhe 15 punonjës të këtij shërbimi që po punojnë për fikjen e flakëve.
Zjarri mendohet të ketë nisur në mënyrë aksidentale.