Zv/Presidentja e SHBA, Kamala Harris do të jetë edhe zyrtarisht sfidantja e Donald Trump në garën presidenciale të nëntorit, pasi ka marrë votëbesimin e delegatëve demokratë.
Harris mori zyrtarisht numrin e nevojshëm të votave nga delegatët për t’u bërë kandidatja e Partisë Demokratike për presidencën dhe e para grua nga komuniteti i njerëzve me ngjyrë që pretendon postin.
Komitetit Kombëtar i Demokratëve bëri me dije se në votimin që u krye online, Harris mblodhi më shumë se gjysmën e votave të delegatëve.
Pak pas votimit, Harris deklaroi se ndihej e “nderuar” që e ka kaluar atë prag. Ajo shtoi se do të pranojë zyrtarisht nominimin në konventën e partisë që do të mbahet në Çikago në mes të gushtit.
/a.r