Influencuesja e njohur greke Ioanna Tounis, ka njoftuar se po niset drejt Shqipërisë për të kaluar disa ditë pushime. Përmes një story në Instagram, të cilin e ka postuar pasditen e sotme, Tounis u ka treguar ndjekësve përgatitjen me grupin pak para se të niseshin për në vendin tonë.
Në video Tounis regjistron miqtë që do ta shoqërojnë në udhëtim, duke u përpjekur të vendosin valixhet e tyre në makinë.
“Grupi është gati dhe po shkojmë në Shqipëri” dëgjohet duke thënë me entuziazëm influencuesja, ndërsa burri i saj thotë: Të dua shumë moro mou.
Pak ditë më parë Tounis ndau me ndjekësit e saj, video dhe foto nga udhëtimi i kampingut që bëri me Dimitris Alexandrou dhe djalin e saj.