Tani është edhe zyrtare. Roma ka mirëpritur Dovbyk, sulmues i cili vjen nga Girona. Lajmi është konfirmuar nga klubi, në rrjetet sociale.
“AS Roma është e kënaqur të mirëpresë Artem Dovbyk në familjen tonë. Lojtari ukrainas, i lindur në vitin 1997, është një qendërsulmues i fortë fizikisht, i cili sezonin e kaluar luajti për Girona, klubi me të cilin u arrit një marrëveshje për transferimin e tij të përhershëm te skuadra jonë” – shkruan klubi kryeqytetas.
27-vjeçari në La Liga në sezonin e fundit u impenjua në 36 ndeshje, teksa realizoi 24 gola dhe dhuroi 8 asiste. “Jam i lumtur që jam bërë pjesë e kësaj skuadre, forca Roma” – ishin fjalët e para të lojtarit pas transferimit.