Aktualisht në PS po zhvillohet mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar socialist, ku temë diskutimi është referendumi i 9 prillit dhe reforma në drejtësi. Ka qenë kryeministri Rama i cili i ka kërkuar deputetëve që të vijnë të gjithë në votim për referendumin, si dhe që të kryejnë lobim në çdo njësi për pjesëmarrje sa më aktive.
Përsa i përket reformës në drejtësi, ka qenë kreu i komisionit Fatmir Xhafaj i cili ka prezantuar procesin e deritanishëm të punës. Për këtë çështje mësohet që Rama të ketë thënë se ata që nuk e votojnë reformën, janë pikërisht ata që nuk e duan atë. Kreu qeverisë ka shtuar gjithashtu se drafti për reformën do të jetë konform Venecias.