Simon Lane shpenzonte nga 90 minuta në ditë, për të kamufluar kokën e tij pa flokë. Burri 44-vjeçar, tani ka sërish ‘flokë’ falë një intervenimi në kokë me anë të tatuazhit. Si fëmijë, atij i kishin zbrazur aksidentalisht ujin e valë nga ibriku, duke e lënë pa flokë dhe me lëndime të konsiderueshme.
Babai i tre fëmijëve, tani ka bërë ‘tatuazh flokësh’, që është një mikro pigmentim i lëkurës së kokës.
Lane tani ka një kokë, që japë iluzionin sikur është e mbuluar me flokë me fije të shkurtra, ndërsa pjesët anësore të vijëzuara me kujdes.
“Ky tatuazh në kokë, më ka kthyer vetëbesimin dhe tani ndihem sikur jam gati për gjithçka” ka thënë Lane. /Telegrafi/