Kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar mbrëmjen e së mërkurës se komandanti i Hezbollahut Fuad Shukur, i cili mbeti i vrarë nga sulmi ajror i Izraelit, ishte personi përgjegjës për masakrën ku mbetën të vrarë 12 fëmijë dhe adoleshentë në Golan Heights-in e pushtuar të dielën.
Netanyahu deklaroi se ai vizitoi fshatin Majdal Shams ku ndodhi sulmi me raketa dhe shtoi se pa me sytë e tij “vajtimin e familjarëve që u është shkatërruar jeta.”
“Izraeli nuk do të heshtë përpara këtyre ditëve sfiduese,” shtoi kryeministri izraelit. Ai shtoi se që nga sulmi në Bejrut, Izraeli ka marrë kërcënime nga çdo drejtim.
“Ne jemi të përgatitur për çdo skenar. Izraeli do t’i bëjë të gjithë ata që janë kundër nesh që të paguajnë një çmim shumë të shtrenjtë.”
Kujtojmë se trupi i komandantit ushtarak të Hezbollahut Fuad Shukr u gjet nën gërmadha në periferitë jugore të kryeqytetit libanez Bejrut.
/a.r