Pas publikimit të Panorama Papers, ku veç dhjetëra politikanëve në shënjeshtër ka qenë edhe Presidenti Putin, ka reaguar Kremlini zyrtar përmes zëdhënësit të tij Dimitry Peskov. Ai tha se publikimet e deritanishme nuk përmbajnë asgjë konkrete dhe asgjë të re për Putin.
“ Kjo Putinofobi jashtë shtetit (duke ju referuar perëndimit) ka arritur në atë pikë, saqë në fakt do të ishte tabu sikur të thuhej diçka e mirë për Rusinë. Por, të thuash gjëra të këqija është një kusht i domosdoshëm, shumë gjëra të këqija… edhe kur nuk ka çfarë të thuhet, gjerat duhen rithënë. Për ne kjo është evidente”- tha Peskov.