Me pranga në duar eurodeputeti Fredi Beleri u paraqit në Gjykatën e Fierit ku ka hapur një proces për lirimin me kusht nga burgimi prej dy vitesh që ka marrë për akuzën e korrupsionit në zgjedhje.
Në këtë seancë drejtoria e burgjeve solli raportin për të dënuarin Beleri, por gjykata e ka shtyrë vijimin e procesit për shkak të pushimeve të gushtit që merr gjykata.
Kjo shtyrje për avokatin e Belerit bëhet në mënyrë që ai të mos lirohet sa të bëhen zgjedhjet në Himarë. Seanca e radhës për Fredi Belerin është caktuar në datën 2 shtator.
/a.r