Emri i Armando Brojës vijon të mbetet një nga më të përfolurit në merkaton e kësaj vere, me Chelsea që kërkon të sistemojë sulmuesin duke përfituar disa miliona euro që do t’i përdorte për të sjellë një makineri golash në “Stamford Bridge”.
Pas zërave që e lidhën me Dortmundin, Milanin dhe Southampton, oferta zyrtare për Brojën ka mbërritur, por vjen nga Liverpuli.
Jo “The Reds” por ekipi tjetër i qytetit, blutë e Everton kanë ofruar 27 milionë paund (32 milionë euro) për të transferuar Brojën në Goodison Park.
Sipas mediave angleze, Chelsea po e shqyrton këtë ofertë dhe ka gjasa të mëdha ta pranojë pasi këto para do t’i përfshinte menjëherë në planin e saj të merkatos për t’i sjellë Enzo Marescas, lojtarët që kërkon ti ketë pjesë të projektit.
/a.r