Këshilli i Qytetit të Shkupit në mbledhjen e vet të sotme duhet ta shqyrtojë Informatën për procedurën për vendosjen, si dhe për pjesëmarrjen e kryetarit të Shkupit Koce Trajanovski dhe anëtarëve të Këshillit në ngjarjet rreth vendosjes së përmendores – shqiponjës dykrenore në komunën Çair dhe kryqit në komunën Butel, në rrugë që janë në ingerenca të Qytetit.
Këshilltarët do të debatojnë edhe për Informatën për përfaqësimin e nacionaliteteve në administratën e Qytetit të Shkupit dhe në institucionet dhe ndërmarrjet të themeluara nga Qyteti.