Ish-kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka lënë mëngjesin e sotëm qelinë e burgut për t’u paraqitur në gjykatën e Fierit, ku do të zhvillohet seanca e radhës për shqyrtimin e kërkesës së tij për lirim me kusht.
Në seancën e parë që u zhvillua më 25 korrik, nuk u mor asnjë vendim për shkak se Drejtoria e Burgjeve nuk paraqiti raportin e vlerësimit pasi mungonte dëshmia e penalitetit. Edhe në seancën pasardhëse Beleri qëndroi vetëm 20 minuta në ambientet e Gjykatës së Fierit për t’u kthyer sërish në burgun e sigurisë së lartë për shkak të mungesës së dokumentacionit.
Beleri përfaqësohet nga avokati Geni Gjyzari, ndërsa gjyqtar i çështjes është Alfred Konomi dhe prokurore Oljana Gjergjefi.
/a.r