Mëngjesi në Shëngjin është sot i qetë dhe pa vatra zjarri të aktivizuara, por rreziku mbetet. Gazetari Armend Pire raportoi për “Dita Jonë” nga zona e Portit të Shëngjinit, ku një ditë më parë ishte një prej vatrave më të nxehta të zjarrit, për shkak të përhapjes së flakëve në vijën e parë të bregut, duke rrezikuar turistët, banorët, resortet dhe banesat.
“Gjatë mbrëmjes së shkuar ishte zona pranë portit të Shëngjinit një prej vatrave më të nxehta të zjarrit. Mëngjesi është i qetë në Shëngjin ekipet kanë punuar gjatë gjithë natës. Mëngjesi është më i qetë dhe më i organizuar sa u përket edhe vatrave që mund të jenë aktive. Pranë kishës së Shëngjinit janë grumbulluar zjarrfikësit dhe ushtarët. Ekipet e zjarrfikësve dhe ushtarakë janë në gatishmëri për të monitoruar situatën e kodrave ka qenë një perimetër i gjerë flakësh”.
Ekipet e zjarrfikësve dhe ushtarëve janë në gatishmëri, pasi ekziston frika për rindezje të vatrave për shkak të erës së fortë që pritet gjatë mesditës
“Vazhdon të jetë rrezik për vatrat në dukje të shuara, por Shëngjini është një zonë ku dendësia e erës është e vazhdueshme dhe mund të ketë rikthim të zjarreve. Të lënduar nuk ka pasur, por mund të ketë pasur ndonjë asfiksim të lehtë. Ka qenë një situatë e jashtëzakonshme gjatë drekës e pasdites e flakët resortet dhe mbërritën te vija e parë e bregut, duke djegur shezllone e beach bare”.
Mesditën e djeshme pati një përhapje masive të flakëve të zjarrit në Shëngjin dhe situata ishte tepër e rrezikshme. U desh ndërhyrja nga ajri me dy avionë Canadair të ardhur nga Italia dhe helikopteri që ndihmuan për të vënë nën kontroll situatën e zjarreve në orët e vona të pasdites së djeshme.
A2