Një aksident ka ndodhur rreth orës 16:00 në aksin Fier-Marinëz.
Një automjet tip Volkswagen ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.
Si pasojë, janë plagosur dy pasagjerët dhe drejtuesi i mjetit, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier. Shkaku i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara dhe gjendja e amortizuar e rrugës.
Në vendngjarje ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet e aksidentit.