Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit në fshati Rrjoll, Shkodër. Mësohet se një sasi lënde plasëse është hedhur në tarracën e një lokali në pronësi të 35-vjeçarit A. D. Gjithashtu mësohet se dy muaj më parë i është vendosur zjarri edhe pistës së lokalit nga persona ende të paidentifikuar.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:45 dhe si pasojë e shpërthimit, Policia e Shkodrës njofton se ka pasur vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/a.r