Gjykata e Tiranës ka vendosur për masën e arrestit për Desara Mancellarin, 23 vjeçaren që i dogji makinat babait të ish të dashurit me benzinë. Masa e arrestit është ajo me burg. Në seancën e saj të parë e reja nuk ka folur, përveçse dhënies së gjeneraliteteve të veta.a
23 vjeçarja akuzohet për shkatërrim të pronës me anë të zjarrit. Avokati mbrojtës ka deklaruar se klientja e saj ka qenë në presion nga familja e djalit si dhe nga vetë ish i dashuri i saj. Madje, sipas avokatit, Desara së bashku me të shoqen janë rrahur nga familjarët e djalit.