Distria Krasniqi pati performancë të jashtëzakonshme deri më tani në Lojërat Olimpike të Parisit.
Kampionia olimpike arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë në xhudo.
E delegacioni i Kosovës në Paris ka nisur festën pas dy fitoreve të mëdha të xhudistes kosovare.
Në një video të publikuar nga këshilltarja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Egnesa Vitia, shihet e para e vendit duke brohoritur: Kosova, Kosova, së bashku me krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës.