Në të gjithë vendin, Strukturat e Policisë së Shtetit edhe gjatë javës që kaloi kanë vijuar punën për “Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme”, konkretisht në parandalimin dhe goditjen e vjedhjes së energjisë elektrike, në parandalimin e ndërtimeve të paligjshme , prerjen e paligjshme të pyjeve , si dhe organizimin e lotarive të palejuara.
Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së vjedhjes së energjisë elektrike në të gjithë vendin kanë vepruar në terren 70 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE.
Janë kryer 2.123 kontrolle në terren. Gjatë kontrolleve u evidentuan 23 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 23 autorë. Nga këta, 11 autorë janë arrestuar në flagrancë, 9 autorë janë shpallur në kërkim dhe 3 autorë ndiqen në gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimeve të paligjshme , nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 26 raste të ndërtimeve pa leje.
Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 26 autorë nga të cilët, 3 autorë janë arrestuar në flagrancë, 20 autorë ndiqen në gjendje të lirë dhe 3 autorë janë shpallur në kërkim.
Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve , gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin janë evidentuar 10 raste me 10 autorë, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 9 ndiqen në gjendje të lirë.
Ndërsa në fushën e organizimit të lotarive të palejuara , Policia e Shtetit ka evidentuar 12 raste me 12 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Edhe në javët në vazhdim , Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme.
BW