BMW planifikon të rrisë nivelin e prodhimit të automobilave në Rusi. Kompania Avtotor, që ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me BMW-në, thuhet se synon të hapë një fabrikë të re me kapacitet për prodhimin e 100 mijë automobilave, disa nga të cilat do të jenë të BMW-së.
BMW në Rusi prodhon deri 55 mijë vetura në vit. Sipas planit më 2017 duhet të prodhohen së paku 80 mijë njësi.Më shumë se gjysma e modeleve të shitura të BMË-së në Rusi janë shitur nga Avtotor.
Modelet kryesore të BMW-së janë X5 dhe X6.