Megjithëse në ndihmë të mjeteve të bashkisë kanë shkuar dhe forcat e ushtrisë shuarja e flakëve nuk është bërë e mundur. Sot situata në fushën e mbetjeve vijon të mbetet e njëjtë, ndërsa tymi përhapet në gjithë qytetin.
Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha në një prononcim për median thotë se kemi të bëjmë me një faj njerëzor.
“Zjarri është vendosur nga dora e njeriut, e qëllimshme apo jo nuk mund ta themi. Por është dore njeriu pas zjarrit. Pasi me parë kemi patur temperatura edhe më të larta dhe nuk kemi pasur situatë. Prokuroria e Policia të na ndihmojë të gjejmë autorin”, tha Dredha.
Flakët kanë përshkuar pothuajse të gjithë fushën e mbetjeve urbane, e cila ndodhet në zonë të banuar, në lagjen 24 Maji, njohur si ish-Fusha e Aviacionit. Ndërkohë tymi është shqetësues jo vetëm për ata që kanë banesat pranë, por për të gjithë qytetarët e Vlorës, pasi era era fryn nga verilindja.
Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Vlorë nuk plotëson asnjë standard. Nga ana tjetër, landfilli i Sherishtës, ndërtuar nga kompania e inceneratorëve, nën hetim nga SPAK, ende nuk është vendosur në funksion edhe pse zyrtarë lokalë patën deklaruar, muaj më parë, se “është shkëputur kontrata me subjektin privat dhe Sherishta ka kaluar në pronësi të bashkisë”.
E njëjta situatë ka qenë edhe vitin e kaluar ku ka vijuar më shumë se 15 ditë. Shqiptarja.com
Votoni perseri k/hajdutin edvin karapushtin,mose thente Zoti,te jete k/hajduti kryminister,ju perseri tym e mjegull do keni ne vlore,edhe shume vite.