Ministri i punëve të Brendshme, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionin policor të përbashkët me Malin e Zi.
Ministri Balla shkruan se Policia e Shtetit në bashkëpunim me Europol dhe Policinë e Malit të Zi, kanë përfunduar me sukses një operacion për gjetjen dhe lirimin e 11 emigrantëve të cilët ishin marrë peng nga një grup kriminal.
Balla shkruan se pengjet u gjetën në Malin e Zi dhe se janë mbajtur nën kërcënimin e armëve dhe dhunës.
Postimi i plotë:
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Europol dhe Policinë e Malit të Zi, kanë përfunduar me sukses një operacion për gjetjen dhe lirimin e 11 emigrantëve të marrë peng nga një grup kriminal i përbërë nga shtetas afganë. Pengjet u gjetën në një territor malor në Malin e Zi, ku mbaheshin nën kërcënimin e armëve dhe dhunës.