Ka nisur seanca në Gjykatën Administrative për padinë e Dhionisis Belerit dhe të PBDNJ, ku për këtë të fundit është i pranishëm kryetari i saj, Vangjel Dule.
Në seancë pritet të shqyrtohet kërkesa për sigurim padie, mbasi kundërshton dekretimin e datës së zgjedhjeve në 4 gusht.
Pala e paditur pretendon se ne nuk legjitinohemi. Klienti im ka ende një mandat të vlefshëm deri në pesë gusht që është afati brenda të cilit Beleri ka të drejtën e ankimit. Deri në ushtrimin e të drejtës për t’u ankuar, mandati i Belerit është i vlefshëm.
Ne kemi kërkuar shfuqizimin e dekretit të Presidentit, pasi Presidenti mund të vendosë për zgjedhje pjesore, në rast se shpallet vakant vendi i kryetarit të Bashkisë. Shpallja e vakancës ndodh me shkarkimin e kryetarit të Bashkisë dhe në vlerësimin tonë presidenti nuk e ka zbatuar drejt ligjin.
Vangjel Dule: Kërkoj që edhe ne të përfaqësohemi nga e njëjta avokate dhe ju qëndroj të thënave të saj.
Përfaqësuesja e Presidencës: Konstatojmë se padia është paraqitur me të meta. Paditësi ka kërkuar shfuqizim të dekretit, por ka referuar dispozitën për shfuqizim akti administrativ. Pala e paditur duhet të dijë çfarë kërkohet nga paditësi. Nuk kërkohet dot edhe shfuqizim akti dhe antikushtetshmëri akti, sepse kjo e fundit është kompetencë e Gjykatë Kushtetuese.
Juristja e Presidencës: Dekreti për caktimin e datës së zgjedhjeve është një akt administrativ kolektiv, ju drejtohet të gjitha partive dhe kandidatëve.
/a.r