Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo do të renditet i pari në fletën e votimit për zgjedhjet e 4 gushtit, ndërsa Petro Gjikuria do të jetë i renditur i dyti.
Pas hedhjes së shortit nga Komisionit Qendror i Zgjedhjeve ky ishte rezultati i goglave. Tavo krah emrit të tij do të ketë dhe logon e Partisë Socialiste, ndërsa Petraq Gjikuria do të jetë i përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve më herët ka miratuar dhe teknikalitete të tjera sa i përket zgjedhjeve në Himarë, duke vendosur se numërimi i votave do të bëhet në sallën e mbledhjeve e Këshillit Bashkiak në pallatin e sportit.
/a.r